• e martë, 21 prill 2026

Mickoski - Uitaker: Veprim i përbashkët si përgjigje ndaj kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë

Mickoski - Uitaker: Veprim i përbashkët si përgjigje ndaj kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me Methju G. Uitaker, përfaqësues i përhershëm i SHBA-së në NATO, ku u bisedua për përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të Aleancës, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet e përbashkëta në drejtim të avancimit të stabilitetit rajonal dhe global.

"Në takim e kemi theksuar rëndësinë për koordinim të vazhdueshëm, partneritet dhe veprim të përbashkët në përgjige ndaj kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë", ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Takimi, siç thekson, është pjesë e përpjekjeve për thellimin e aleancës dhe avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Hristijan Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR