• e martë, 21 prill 2026

VLEN: Dështimi i 5 ministrave dhe heshtja e nipit të Ali Ahmetit lanë shqipen jashtë nga provimi i jurisprudencës

VLEN: Dështimi i 5 ministrave dhe heshtja e nipit të Ali Ahmetit lanë shqipen jashtë nga provimi i jurisprudencës

21 prill 2026

 Gjatë mandatit të Krenar Llogës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, arrihet kulmi i hipokrizisë, kur në Komisionin për provimin e jurisprudencës ka qenë i përfshirë si zëvendësanëtar edhe Bujar Ahmeti, djali i vëllait të Ali Ahmeti. Pra, jo vetëm që pushteti ishte në duar të tyre, por edhe strukturat vendimmarrëse. Dhe përsëri, asnjë hap përpara. Asnjë vullnet. Asnjë drejtësi për studentët shqiptarë. Kjo nuk është më çështje harrese apo neglizhence. Kjo është politikë e qëllimshme përjashtuese, e mbuluar me retorikë boshe patriotike, theksohet në komunikatën e Vlenit, të cilën MIA e transmton në formë integrale.

 Për vite me radhë, Ministria e Drejtësisë u drejtua nga emra shqiptarë, nga Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilen Saliu, deri te Krenar Lloga. Pesë ministra. Pesë mandate. Pesë mundësi të arta për të korrigjuar një padrejtësi të hapur ndaj studentëve shqiptarë. Dhe megjithatë, asgjë nuk ndryshoi.

 Ky nuk është vetëm dështim institucional, është nënshtrim i qëllimshëm dhe tradhti politike. Dokumenti i nënshkruar nga Talat Xhaferi e vulos këtë realitet të hidhur: shqipja është lënë jashtë një prej proceseve më të rëndësishme profesionale. Edhe më skandaloze, ky ligj është miratuar me badenter, pra me votat e vetë deputetëve shqiptarë të Bashkimi Demokratik për Integrim.

 VLEN nuk ndërton mbi arsyetime, por mbi parime. Sepse rregulli është i thjeshtë: gjilpëra e kompasit duhet të ngulet në pikën e duhur. Dhe pika e duhur është drejtësia, barazia dhe dinjiteti i çdo studenti shqiptar. Koha e justifikimeve ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë ka ardhur. Studentët shqiptarë do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

 VLEN

 

QËNDRONI TË LIDHUR