"Zeleniks - nga sfida drejt inovacionit" - ngjarje edukativo-kreative në Shkup
- Agjencia për inovacione, zhvillim shkencor-teknologjik dhe sipërmarrësi - INOVA sot organizon ngjarje edukativo-kreative "Zeleniks - nga sfida drejt inovacionit", dedikuar për nxënësit e shkollave fillore në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:22, 21 prill, 2026
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Agjencia për inovacione, zhvillim shkencor-teknologjik dhe sipërmarrësi - INOVA sot organizon ngjarje edukativo-kreative "Zeleniks - nga sfida drejt inovacionit", dedikuar për nxënësit e shkollave fillore në Shkup.
Ngjarja do të mbahet në Qendrën kulturore për të rinj (QKR) në Shkup, ndërsa qëllimi është të rinjtë të nxiten të mendojnë në mënyrë inovative dhe të krijojnë zgjidhje të qëndrueshme, të gjelbra për sfida reale nga mjedisi i tyre.
Në hapje, do të flasin ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, drejtoresha e INOVA-s, Daniella Dimovska, si dhe disa nga kryetarët e komunave nga Qyteti i Shkupit.
Në ngjarje do të marrin pjesë mbi 200 nxënës nga 23 shkolla fillore, të cilët përmes punës praktike, bashkëpunimit ekipor dhe qasjes sipërmarrëse do të kenë mundësi të zhvillojnë ide dhe t'i shndërrojnë në zgjidhje konkrete inovative. ab/
foto: INOVA