• e martë, 21 prill 2026

Tramp: Izraeli nuk më ka bindur ta sulmoj Iranin, ky ishte vendim i imi

Tramp: Izraeli nuk më ka bindur ta sulmoj Iranin, ky ishte vendim i imi

Uashington, 20 prill 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu nuk kanë ndikuar ndaj vendimit të tij për ta sulmuar Iranin.

Tramp me këtë iu përgjigj shkrimeve në media se Izraeli e ka bindur ta kryejë sulmin ndaj Iranit më 28 shkurt.

Në rrjetin e tij social "Truth Social", ai ka shkruar se vedimtare kanë qenë pasojat nga sulmet e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, si dhe qëndrimi i tij shumëvjeçar se Irani asnjëherë nuk guxon të posedojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan paralajmëroi se rezultatet në Iran do të jenë "të pabesueshme", ndërsa delegacioni amerikan është tanimë në rrugë për në Islamabad për ripërtëritje të negociatave.

"Dhe nëse liderët e rinj të Iranit (ndryshim i regjimit) janë të mençur, Irani mund të ketë të ardhme të shkëlqyer dhe me prosperitet!", porositi Tramp. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR