Një person e ka humbur jetën pasi një trolejbus u përplas në supermarket në Salcburg
- Një njeri e humbi jetën, ndërsa shtatë u lënduan pasi një trolejbus ka dalë nga rruga dhe u përplas në supermarket në qytetin austriak, Salzburg.
- Post By Besnik Shuki
- 15:12, 20 prill, 2026
Vjenë, 20 prill 2026 (MIA) - Një njeri e humbi jetën, ndërsa shtatë u lënduan pasi një trolejbus ka dalë nga rruga dhe u përplas në supermarket në qytetin austriak, Salzburg.
Zëdhënësja e Kryqit të Kuq tha se një person e ka humbur jetën edhe krahas tentimit për rianimacion, ndërsa shtatë të lënduarit, prej të cilëve dy më rëndë, janë dërguar në spital.
Ende nuk dihet shkaku i fatkeqësisë. bsh/
Foto: MIA arkiv