• e shtunë, 07 shtator 2024

Prokuroria: është kërkuar procedurë përgatitore ndaj një fëmije për shkaktim të zjarrit në Rasadnik

Prokuroria: është kërkuar procedurë përgatitore ndaj një fëmije për shkaktim të zjarrit në Rasadnik

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup, gjykatësit për fëmijë në Gjykatën themelore penale Shkup i parashtroi kërkesë për inicim të procedurës përgatitore ndaj fëmijës në konflikt me ligjin i cili ka ndërmarrë veprime të cilat me ligj janë paraparë si vepra penale - Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Më 3 shtator në orët e pasdites, fëmija i moshës 14 vjeç, së bashku me dy fëmijë të tjerë në rrezik të cilët nuk kishin mbushur 14 vjet dhe për ato shkaqe nuk mbajnë prëgjegjësi penale, kanë ndezur mjete piroteknike në rrugicën tokësore në vendin Rasadnik, Kisella Vodë.

"Si pasojë e kësaj, ishte inicuar zjarr i cili shpejtë ishte përhapur në barin e thatë përreth për shkak të erës dhe kishte kapluar sipërfaqe prej rreth 3 hektarë - drunj, koshere bletësh dhe disa shtylla për përçim të energjisë elektrike. Me zjarrin, ishte shkaktuar rrezik i konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën, i përmasave të mëdha", thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Paraprakisht sot, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për rastin me zjarrin në Rasadnik është parashtruar padi penale kundër një të mituri 14-vjeçar, i cili së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë hedhur mjete piroteknike, pas çka është djegur bari i thatë dhe është shkaktuar zjarr me të cilin ishte kapluar sipërfaqe prej rreth tre hektarëve. SPB Shkup, në PTHP SHkup parashtroi padi penale kundër të miturit 14-vjeçar për vepër të kryer penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", e paraparë dhe e ndëshkueshme sipas nenit 288 të KP-së.

Nga zjarri, siç informuan nga Njësia zjarrfikëse Shkup, është kapluar sipërfaqe me bar të thatë, kaçuba, goma automjetesh dhe drunj në Rasadnik. Në shuarjen e tij intervenuan tetë automjete zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikës, nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR