Projekti BRT do të zbatohet, por me disa korrigjime, zbatimi do të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm
- Nga mesi i vitit të ardhshëm në Shkup pritet të fillojë zbatimi i projektit BRT (bus rapid transit). Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski thotë se projekti do të zbatohet, por me disa korrigjime në projekt sepse mungon rruga që lidh Draçevën dhe Radishanin.
- Post By Sara Ademi
- 20:42, 13 nëntor, 2025
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Nga mesi i vitit të ardhshëm në Shkup pritet të fillojë zbatimi i projektit BRT (bus rapid transit). Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski thotë se projekti do të zbatohet, por me disa korrigjime në projekt sepse mungon rruga që lidh Draçevën dhe Radishanin.
Dje pata një takim me përfaqësues të BERZH-it dhe duhet të nënshkruhen marrëveshjet midis Qytetit të Shkupit, Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Financave dhe të hyjmë në fazën e zbatimit. Nuk do të jetë një procedurë nga sot deri nesër, por de fakto do të hyjmë në fazën e zbatimit. Besoj se diku në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të jemi gati të hyjmë me zbatimin e projektit. Faza e parë është 44 milionë euro dhe 22 milionë euro janë për fazën e dytë. Faza e parë parashikon sigurimin e rrugës, stacioneve, por edhe 35 autobusëve, kështu që shpresoj se deri në mesin e vitit të ardhshëm do të fillojmë me zbatimin. Ka përgatitje serioze që duhet të pasojnë. Ura e "Kombeve të Bashkuara" duhet të mbrohet gjatë gjithë procesit, gjë që nuk është parashikuar në këtë pjesë të financimit të BERZH-it, kështu që kemi shumë punë për të bërë, por kemi filluar të ekipohemi dhe besoj se do t'i zgjidhim të gjitha sfidat që do të dalin", tha Gjorgjievski sonte në emisionin "Vetëm një intervistë" në televizionin Kanal 5.
Projektin e promovoi administrata e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, me kumtesë zyrtare të BERZH-it në prill të vitit 2021.
Për dekorimet e Vitit të Ri të Shkupit, kryetari i qytetit njoftoi se janë planifikuar 70 milionë euro, të cilat duhet të votohen nesër me ribalancin e buxhetit nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Në natën e Vitit të Ri, qytetarët do të argëtohen nga yjet e muzikës maqedonase. Gjorgjievski tha se ai dhe familja e tij këtë vit do ta presin Vitin e Ri në sheshin në Shkup. sa/
Foto. Printskrin