• e diel, 06 tetor 2024

Program i ri i ZZHTI për mbështetje të nxënësve të shkollave të mesme

Program i ri i ZZHTI për mbështetje të nxënësve të shkollave të mesme

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Tetë pjesëmarrës nga shkolla e mesme profesionale "Vasil Antevski-Dren" do të kenë mundësi të përfitojnë aftësi dhe përvoja praktike në sektorë të ndryshëm të ZZHTIl. Drejtori i ZZHTI, Jovan Despotovski dhe drejtoresha e shkollës, Tanja Jovanovska sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.

"Talentët e rinj janë kapitali ynë më i madh dhe investim në edukimin e tyre dhe zhvillim të aftësive paraqet investim në të ardhme më të mirë për ata në vend. Për ne është kyçe që mundemi të jemi pjesë e rritjes së tyre edukative dhe profesionale. Jemi të sigurt se ky bashkëpunim do të sjellë tregime dhe perspektiva shumë të suksesshme si për ata, ashtu edhe për gjithë shtetin", deklaroi Despotovski.

Jovanovska tregoi se kjo është mundësi që nxënësit dituritë e tyre teorike t'i zbatojnë në sektorin e biznesit.

Gjatë vitit shkollor, mes tjerash, nxënësit do të kenë mundësi të vizitojnë praktikë në Drejtorinë e ZZHTI dhe në një pjesë të zonave, ku do të punojnë nëln mentorimin e të punësuarve të trajnuar. Kjo praktikë i ofron mundësi t'i zbatojnë dituritë e tyre teorike në mjedise reale punue, si dhe të zhvillojnë mjeshtëri me vlerë të zbatueshme në tregun e punës.

"Ky bashkëpunim është pjesë e nismës së gjerë "E ardhmja fillon në vend" për mbështetje të të rinjve. Në dy-tre vitet e kaluara, ZZHTI zbaton me sukses programe për praktikë për studentë, në të cilat deri më tani janë të kyçur më shumë se 20 studentë nga universitete dhe fakultete të ndryshme në vend", thekson ZZHTI.

Drejtoria rikujton gjithashtu se ka filluar një fushatë për prezantimin e mundësive të punësimit në kompanitë e zonave, me qëllim promovimin dhe nxitjen e profesioneve dhe vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar, të cilat sjellin paga më të larta për çdo punonjës, veçanërisht për të rinjtë dhe mundesi pune sipas standarteve evropiane ne vend.

"Në kuadër të kësaj nisme, ZZHTI ka dhënë tashmë mbështetje të konsiderueshme për ekipet e matematikanëve dhe fizikantëve të rinj që përfaqësuan vendin tonë këtë vit në olimpiadat më të mëdha botërore të matematikës dhe fizikës në Tokio. Ata u kthyen me medaljen e parë të arit pas 30 vitesh në matematikë, si dhe me dy medalje të bronzta në fizikë", theksoi Drejtoria. mb/

Foto: ZZHTI

QËNDRONI TË LIDHUR