Prodanoski: LSDM vazhdon me krijimin e politikës ditore në mungesë të ideve reale
- Në reagim të akuzave të sotme të deputetes Sanja Llukarevska se pushteti nuk po ndërmerr aktivitete për rritje të rrogës minimale, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dejan Prodanoski theksoi se LSDM vazhdon me krijimin e politikës ditore në mungesë të ideve reale.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:22, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Në reagim të akuzave të sotme të deputetes Sanja Llukarevska se pushteti nuk po ndërmerr aktivitete për rritje të rrogës minimale, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dejan Prodanoski theksoi se LSDM vazhdon me krijimin e politikës ditore në mungesë të ideve reale.
"Siç e udhëhoqën qeverinë, ashtu e praktikojnë opozitën. Joseriozisht, me masa të cilat janë të pazbatueshme dhe totalisht të dështuara. Politikën e tatimimit të dështuar progresiv dhe Tatimin solidar tani e pasqyrojnë me propozime joserioze për të cilat mendojnë se do t'u ssjellë ndonjë pikë politike. Figurat e njejta të cilat e futën Maqedoninë në varfëri dhe bindshëm në fund tani prezantohen si inovatorë ekonomik. Jeni të lexuar", tha ai.
Prodanovski theksoi se kur VMRO-DPMNE është në pushtet jnaë rritur rrogat e të gjithë punonjësve arsimorë, nga arssimi fillor deri te ai i lartë.
Derisa LSDM kritikon, tha Prodanoski, për momentin janë paguar transha e parë e kredive të lira ndaj ekonomisë, ndërsa komunat tashmë aplikojnë për konkurs të dytë.
"Rritja e BPV-së në tremujorin e katërt është 3,2 për qind, ndërsa kemi edhe nivel rekord të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar kemi 400 milionë euro investime, ndërsa tashmë për këtë vit kemi dakorduar mbi 300 milionë investime të huaja deri më tani. Në vend se të aktrojnë se janë të shqetësuar, ja, gjatë ditës së nesërme le ta votojnë Ligjin për zonat teknologjike industriale, ku hapim rrugë për investim të ri prej disa qindra milionë eurove. Aktrojnë sse janë të shqetësuar, ndërkaq nuk votojnë për ligje reformuese. Kështu kujdesemi dhe do të vazhdpojmë të kujdesemi për qytetarët", tha Prodanovski. ab/
Фото: МИА