• e martë, 24 dhjetor 2024

Procesi inkuadrues dhe Plani për rritje të BP ndër temat e bisedës së takimit të Murtezanit me Kopman

Procesi inkuadrues dhe Plani për rritje të BP ndër temat e bisedës së takimit të Murtezanit me Kopman

Bruksel, 5 shtator 2024 (MIA) - Përfundimi i skrining procesit dhe hapat e ardhshëm për hapjen e Klasterit 1, Plani i Rritjes dhe Agjenda reformuese, Raporti i ardhshëm i KE-së për vendin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, ishin tema kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani me drejtorin e përgjithshëm të  Drejtorisë për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman.

Ministri Murtezani e informoi Kopman për proceset reformuese dhe e konfirmoi përpjekjen e Qeverisë për harmonizimin me standardet dhe vlerat e BE-së.

Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese dhe pritjet e Bashkimit Evropian në këtë hap të rëndësishëm.

Siç informon Ministria për Çështje Evropiane, në kontekst të Agjendës reformuese, përgatitja e së cilës është në bazë të drejtimeve dhe procedurave të harmonizuara dhe hapëron me Komisionin Evropian, u theksua nevoja për para-financim që të sigurohet zbatimi i suksesshëm i reformave, me çka do të realizohej qëllimi kryesor i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027 - disa nga përfitimet nga anëtarësimi në Union të vihen në dispozicion për qytetarët nga vendet e rajonit në periudhën para-aderuese, respektivisht para anëtarësimit formal në Union.

Në kuadër të vizitës së dytë të punës në Bruksel, është parashikuar Murtezani të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, përfaqësuesin e përhershëm të Hungarisë në BE, ambasadorin Balint Odor, vendi i të cilit është kryesues aktual me Unionin dhe me kryesuesin e Komitetit për punë juridike (JURI) të Parlamentit Evropian, eurodeputetin Ilhan Çuquk, i cili në përbërjen paraprake parlamentare ishte raportues i Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) për vendin. sa/

Foto: MÇE

QËNDRONI TË LIDHUR