• e premte, 05 dhjetor 2025

Procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën "Puls" të Koçanit do të mbahet në Gjykatën Themelore Penale - Shkup

Procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën

Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Këshilli Penal i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi vendim me të cilin e përcaktoi Gjykatën Themelore Penale në Shkup si kompetente faktike dhe territoriale për të zhvilluar gjykimin lidhur me zjarrin tragjik në diskoteken "Puls" në Koçan.

"Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 25 qershor 2025, miratoi Vendimin KR-35/25, me të cilin e përcaktoi Gjykatën Themelore Penale të Shkupit si gjykatë me juridiksion faktik dhe territorial për të vazhduar me çështjen KOOA.nr.13/25 të Gjykatës Themelore të Koçanit, të formuar në lidhje me zjarrin që ndodhi më 16 mars të vitit 2025 në diskoteken "Puls", thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Sipas aktakuzës, 34 persona fizik dhe tre persona juridik të akuzuar për zjarrin në diskotekën "Puls" akuzohen për  - vepra të rënda penale ndaj sigurisë së përgjithshme.

Mes të akuzuarve janë pronarë të lokaleve, udhëheqës, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe zyrtarë shtetëror.

Për shkak të dëshmive të pamjaftueshme, procedura ndërpritet për 11 persona, mes të cilëve edhe dy ish ministra.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti humbën jetën 62 persona mes të cilëve gjashtë fëmijë, ndërsa mbi 200 u lënduan. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR