• e premte, 05 dhjetor 2025

Privohet nga liria një 33-vjeçar për transportim të mallrave pa dokumentacion

Privohet nga liria një 33-vjeçar  për transportim të mallrave pa dokumentacion

 Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Një person tridhjetë e tre vjeç gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria për transport mallrash pa dokumentacion, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

 "Rreth orës 17:30, nëpunës policorë nga SPB-Shkup - Departamenti Policor Mirkovc e kanë privuar nga liria V.R nga f. Tanushë, rrethi i Shkupit. Gjatë kryerjes së veprimtarisë së motopatrullimit, në f. Kuçevishtë, rrethi i Shkupit, nëpunësit policorë ndaluan mjetin transportues "Citroen" me targa  të Shkupit, të drejtuar nga V.R. dhe gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se në të po transportonte mallra për të cilat nuk posedonte kurfarrë dokumentacioni", shpjeguan nga MPB-ja.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 Foto: Faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR