Privohet nga liria bashkëshortja e mjekut i cili u qëllua dje në Kumanovë
- – Pjesëtarë të SPB Kumanovë e privuan nga liria bashkëshorten e mjekut që dje u qëllua në Kumanovë.
- Post By Fitore Curri
- 16:23, 8 tetor, 2025
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) – Pjesëtarë të SPB Kumanovë e privuan nga liria bashkëshorten e mjekut që dje u qëllua në Kumanovë.
Siç bëri të ditur MPB, më 07.10.2025 nëpunës të policisë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.A. (43) nga Tetova, për shkak të dyshimeve se ka lidhje me tentimin për vrasje të bashkëshortit të saj Z.Sh. (43) nga fshati Sllupçan, i Likovës.
“Gjithashtu, gjashtë persona janë thirrur për bisedë zyrtare në SPB Kumanovë në lidhje me incidentin, si dhe me urdhër gjykate është kryer bastisje në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të ngrihet padi përkatëse, ndërsa padi penale do të ngrihet edhe kundër L.F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe është ende në arrati, pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
I plagosuri është Z.Sh. me profesion mjek, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Ai është kryetar aktual i Këshillit të komunës Likovë dhe është bartës i listës së këshilltarëve të AKI e kryesuar nga BDI për zgjedhjet lokale. Dje PPRMV njoftoi se indikacionet e para nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por prokuroria i heton të gjitha rrethanat. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s