Privohen nga liria shoferë në Dellçevë dhe në rajonin e Gostivarit, drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar
- Nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë dhe në orën 12:00 e privuan nga liria P.K.(32) nga Radovishi.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:13, 9 gusht, 2025
Shkup, 9 gusht 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë dhe në orën 12:00 e privuan nga liria P.K.(32) nga Radovishi.
Siç kumtoi MPB, gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar është konstatuar se P.K. ka drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit jashtë zonës së banuar me shpejtësi 133 kilometra në orë në një vend ku me shenjë komunikacioni shpejtësia është e kufizuar në 60 kilometra në orë.
Në kumtesë shtohet se dje rreth orës 23:30, në fshatin Rostushë, rajoni i Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar kanë privuar nga liria N.S. (42) nga Ohri.
Ai me një motoçikletë “Suzuki” me targa të Ohrit ka shkaktuar një aksident rrugor, dhe gjatë ndërmarrjes së masave dhe testimit të alkoolit u konstatua se N.S. ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.86 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyve do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
Fotо: МIА arkivi