• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantimi i thirrjes publike për ndihmë teknike për zhvillim të furnitorëve

Prezantimi i thirrjes publike për ndihmë teknike për zhvillim të furnitorëve

 Shkup, 16 janar 2024 (MIA)  - ZZHTI në partneritet me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe me mbështetjen e Sekretariatit të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SEKO) fillon një iniciativë e re që ka për qëllim përkrahjen e kompanive të Maqedonisë së Veriut.

 Për këtë qëllim, sot do të prezantohet thirrja publike për ndihmë teknike për zhvillim të furnitorëve.

"Thirrja është përgjigje ndaj mundësive të tregut dhe sfidave me të cilat përballen kompanitë vendase dhe ofron ndihmë teknike që synon rritjen e konkurrencës së tyre në tregjet e huaja dhe kompanitë e huaja në vend, duke i ndihmuar ato të jenë më të përgatitura në procesin e rritjes së  gatishmërisë të investimeve të tyre dhe rritjen e aftësive të tyre eksportuese", thonë ZZHTI. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR