Prezantimi i mbështetjes infrastrukturore për avancimin e shërbimeve shëndetësore në "Shën Erazmo" dhe ISHP Kardiologjia "Shën Stefan"-Ohër
- Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Komunës së Ohrit sot do të prezantohen rezultatet e mbështetjes infrastrukturore për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe turizmit shëndetësor.
- Post By Sara Ademi
- 07:56, 9 tetor, 2024
Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Komunës së Ohrit sot do të prezantohen rezultatet e mbështetjes infrastrukturore për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe turizmit shëndetësor.
Prezantimi përfshin pajisjen e qendrës moderne për terapi fizikale në spitalin "Shën Erazmo" dhe rikonstruimin në ISHP Kardiologjia "Shën Stefan"-Ohër, arritje të mundësuara në kuadër të projektit "Zhvillim rajonal i barabartë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm", të cilat i realizonte Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.
Në ngjarje është paralajmëruar prania e kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, drejtorëve të institucioneve, dr. Haralampie Shokaroski dhe dr. Biljana Tegovska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman dhe drejtori i Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, Valon Kaba. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s