• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prezantimi i rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik për perceptimin e qytetarëve për punën e policisë

Prezantimi i rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik për perceptimin e qytetarëve për punën e policisë

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Eurothink - Qendra për Strategji Evropiane sot në brifingun me mediat do t'i prezantojë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik "Perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve për punën e policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit 2024".

Siç theksojnë nga organizata joqeveritare think thank, gjetjet i referohen opinionit publik të qytetarëve lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e policisë, zhvillimin e policisë, kapacitetin demokratik të organizatës së policisë dhe procesi i marrjes së vendimeve. 

"Në brifing do të trajtojmë tema që kanë të bëjnë me çështjet si besimi i qytetarëve tek institucionet, si janë qëndrimet e qytetarëve për punën e policisë në vend, çfarë njohurish kanë qytetarët për mekanizmat e kontrollit policor, cili është mendimi i tyre për punën e shërbimeve administrative në MPB, si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj konceptit “Policia në Komunitet”, thuhet në njoftim.

Hulumtimi është kryer në kuadër të projektit: “Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” zbatuar nga Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane dhe mbështetur financiarisht nga Fondi Kombëtarë për Demokraci nga SHBA. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR