• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantim i Raportit nga fushata publike "Thuaj dhe bëj diçka të gjelbër"

Prezantim i Raportit nga fushata publike

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Instituti për Politika në Mjedisin Jetësor dhe Ndryshime Klimatike  (IPECC - IPEK) nga Shkupi sot organizon debat publik për prezantimin e Raportit nga fushata publike "Thuaj dhe bëj diçka të gjelbër" i përgatitur në kuadër të këtij projekti. 

Siç bëri të ditur IPEK, në Raport është analizuar reagimi dhe perceptimi i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, njohja dhe kuptimi i tyre i çështjeve specifike ekologjike dhe kthesa në gatishmërinë e tyre gjegjësisht në çfarë vëllimi janë të përgatitur që të ndërmarrin aktivitet ose veprim që të përfshihen në zgjidhjen e problemeve konkrete ekologjike me të cilat përballen në jetën e përditshme. 

Në pjesën e dytë të ngjarjes, përmes diskutimit të moderuar, të pranishmit do të kenë mundësi që t'i thonë mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me çështjet kyçe për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike. 

Projekti është i financuar nga BE-ja në kuadër të thirrjes së katërt për propozim - projekte të Fondit për Ballkanin Perëndimor, ndërsa zbatohet nga SEDA (Sustainable Economyc Development Agency) nga Shqipëria si partnere udhëheqëse, ENM (Ecological Network of Montenegro) nga Mali i Zi, si partner projeki 1, dhe  IPECC (IPEK) si partner projekti 2. fc/

Fotografia: IPEK



QËNDRONI TË LIDHUR