• e mërkurë, 02 tetor 2024

Prezantim i objekteve të rikonstruuara dhe të rinovuara të Qendrës rajonale për arsim dhe aftësim profesional "Kiro Burnaz" në Kumanovë

Prezantim i objekteve të rikonstruuara dhe të rinovuara të Qendrës rajonale për arsim dhe aftësim profesional

Kumanovë, 9 gusht 2024 (MIA - Në hapësirat e Qendrës rajonale për arsim dhe aftësim profesional “Kiro Burnaz” në Kumanovë sot do të mbahet prezantimi i objekteve të rikonstruktuara dhe rinovuara të kësaj qendre arsimore.

Rikonstruimi i këtij objekti, siç njoftojnë organizatorët e këtij aktivitetit është realizuar me ndihmën e Bashkimit Evropian përmes projektit “BE për të rinjtë”.

Është paralajmëruar që në prezantim fjalim të mbajnë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Lulzim Aliu, si dhe  shefi i departamentit në Delegacionin e BE-së Aleksandru Albu, lideri i ekipit të projektit të Asistencës teknike të Marrëveshjes për zbatimin e reformave në sektorin "BE për të rinjtë" Galia Bojanova dhe drejtoresha e QRAAP "Kiro Burnaz” Vesna Trajkovska.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR