Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipati
- - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
- Post By Fitore Curri
- 20:37, 2 korrik, 2025
Prishtinë, 2 korrik 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
"Pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së që u mbajt mbrëmë në ambasadën amerikane, presidentja Osmani e uroi edhe një herë Pratipatin në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve", bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25.
Presidentja Osmani dhe Pratipati diskutuan për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. fc/
Foto: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës