• e martë, 26 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova priti përfaqësues nga organizata "Maqedonas të Bashkuar" nga Kanadaja 

Presidentja Siljanovska Davkova priti përfaqësues nga organizata

 Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkovs sot i ka pritur përfaqësuesit nga organizata "Maqedonas të Bashkuar" nga Kanadaja.

 Në takim, në të cilin morën pjesë kryetari i OMBK-së Risto Durlovski dhe sekretari Dragi Stojkovski, presidentja Siljanovska Davkova ishte njoftuar për aktivitetet e tanishme dhe qëllimet e organizatës dhe për veprimet e tyre në drejtim të përfaqësimit të interesave dhe nevojave të komunitetit maqedonas në Kanada.

 Në këtë drejtim, njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, përfaqësuesit e organizatës e njohën presidenten e shtetit me aktivitetet e tyre për ruajtjen dhe promovimin e traditës, kulturës dhe gjuhës maqedonase, si dhe arritjet dhe sukseset e tyre në fusha të ndryshme të shoqërisë kanadeze, përmes të cilat kontribuojnë në afirmimin pozitiv të atdheut dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

 

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi përkushtimin e saj për të ushqyer dhe thelluar marrëdhëniet me mërgimtarët maqedonas, duke theksuar se ata janë një segment i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë dhe është e nevojshme të ndërtohen lidhje të qëndrueshme përmes bashkëpunimit, hapjes së mundësive afariste, transferimit të njohurive dhe investimeve.

 "Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për çështjen e interesit kombëtar, të cilat prekin edhe mërgimtarët maqedonas, si dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit", thuhet në njoftim.qa/

Foto: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR