Presidentja Siljanovska Davkova në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Azerbajxhan
- Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova po qëndron në Baku, Republikë e Azerbajxhanit me rastin e pjesëmarrjes në Samitin botëror të liderëve në kuadër të Konferencës së 29-të të palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike - KOP29.
- Post By Fami Bajrami
- 09:30, 11 nëntor, 2024
Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova po qëndron në Baku, Republikë e Azerbajxhanit me rastin e pjesëmarrjes në Samitin botëror të liderëve në kuadër të Konferencës së 29-të të palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike - KOP29.
Në kuadër të pjesëmarrjes në samit, presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtuan sot nga kabineti i saj, do të mbajë fjalim në mbledhjen e parë plenare dhe është paraparë të mbajë disa takime bilaterale me shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Në përbërje të delegacionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut me në krye presidenten Siljanovska Davkova, janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. rq/
Foto: arkivi i MIA-s