• e premte, 22 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kazakistanit, Satibaldi Burshakov

Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kazakistanit, Satibaldi Burshakov

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kazakistanit, Satibaldi Burshakov.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, ajo theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Maqedonisë për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kazakistanin në të gjitha sferat e interesit të ndërsjellë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Në këtë drejtim, presidentja Siljanovska Davkova shprehu shpresën se ambasadori Burshakov, në kuadër të angazhimit të tij të ardhshëm, do të kontribuojë në forcimin e tyre të përgjithshëm, duke futur përmbajtje dhe forma të reja përmes dialogut politik më intensiv dhe bashkëpunimit të përforcuar ekonomik.

 

Ambasadori Satibaldi Burshakov, theksohet në kumtesën, në fjalimin e tij theksoi se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi i Kazakistanit dhe RMV-së ka ecur me shpejtësi duke u bazuar në lidhjet reciproke të miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vlerave të përbashkëta. Ambasadori shtoi se është i nderuar që është ambasadori i parë rezident i Kazakistanit në Shkup, duke theksuar përkushtimin e palëkundur të vendit të tij për forcimin e partneritetit politik, tregtar dhe investues, si dhe thellimin e lidhjeve kulturore në interes të të dy kombeve.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi ambasadorit të sapoemëruar suksese në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm diplomatik. ls/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR