• e mërkurë, 03 korrik 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadoren izraelite, Simona Frankel

Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadoren izraelite, Simona Frankel

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot e priti ambasadoren e Izraelit, Simona Frankel. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me ç'rast u vlerësua se karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtuan nga kabineti i saj, e ka theksuar interesin e RMV-së për shfrytëzimin e potencialit të konsiderueshëm për përmirësimin e mëtejme të bashkëpunimit të përgjithshëm dhe rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit specifik sektorial, duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike, teknologjike dhe shkencore të Izraelit. 

 

"Në takim presidentja Siljanovska Davkova u informua për gjendje aktuale në Izrael. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për të gjitha çështjet e sigurisë, përfshirë edhe Lindjen e Afërt, vendi ynë e harmonizon qëndrimin e tij me pozicionet e BE-së dhe i koordinon politikat e saj në kuandër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe në koordinim me vendet-anëtare të NATO-s, ndërsa udhëhiqet ekskluzivisht nga interesi i Maqedonisë dhe interesi i qytetarëve të Maqedonisë", theksohet në kumtesën nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova. ls/

Foto: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR