• e mërkurë, 26 qershor 2024

Presidenti Pendarovski u nënshkrua në librin e zisë në SHFK "J.H. Pestaloci"

Presidenti Pendarovski u nënshkrua në librin e zisë në SHFK

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sonte u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në SHFK "Johan Hajrih Pestaloci" në Shkup, me rastin e vdekjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

"Pusho e qetë Vanja! Ngushëllime familjes, miqve, shokëve dhe shoqeve të klasës", shkruan në publikimin në profilin e tij në Fejsbuk, presidenti Pendarovski.

Pendarovski ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Elizabeta Gjorjgievska, e cila po ashtu u nënshkrua në librin e zisë. bsh/

Foto: profili në Fejsbuk i presidentit të RMV-së, Pendarovski

QËNDRONI TË LIDHUR