• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Egjiptit, Nader Saad

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Egjiptit, Nader Saad

28 mars 2024

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Nader Saad, ambasador i sapoemëruar i Republikës Arabe të Egjiptit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski në fjalimin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, i kushton rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet, duke kontribuar për mirëqenien e popujve dhe për sigurimin dhe përforcimin e paqes në botë, si dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit ekonomik. Ai ka shprehur bindje se para dy vendeve me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim të përgjithshëm dhe të frytshëm, posaçërisht në planin ekonomik, e po ashtu edhe në sferat e turizmit, kulturës, arsimit.

Ambasadori Nader Saad në fjalimin e tij tha se Egjipti dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale nga pavarësia e jonë në vitin 1991 dhe ka shprehur bindje se do të bëjë përpjekje maksimale për avancimin e tyre të mëtejshëm në sferën e bashkëpunimit, me qëllim të ngritjes në nivel më të lartë.

Presidenti Pendarovski ambasadorit egjiptian i dëshiroi kryerje të suksesshme të këtij funksioni të rëndësishëm fisnik dhe me përgjegjësi dhe ka shprehur bindje se angazhimi i tij aktiv do të lë shenjë në mbindërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëunimit mes dy vendeve.

Video-material: https://www.youtube.com/watch?v=krYHAu_bAvM

 

Kabineti i Preswidenti të RMV-së

__________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

_____________________________________________________________________________________________вие текстови ги објавува во интегрална и оригинална форма и не е одговорна за нивната содржина, ниту за евентуалните правописни недоследности или печатни грешки.

 

QËNDRONI TË LIDHUR