Vritet kryetari i klubit të futbollit kolumbian pasi humbi një ndeshje
- Liga e dytë e futbollit kolumbian Tigres ka njoftuar sot se kryetari i klubit Edgar Paes është vrarë në Bogota, pasi klubi humbi të shtunën kundër Atletikos (2-3) në kuadër të xhiros së 13-të të Primera B kolumbiane.
Bogota, 26 shtator 2023 (MIA) - Liga e dytë e futbollit kolumbian Tigres ka njoftuar sot se kryetari i klubit Edgar Paes është vrarë në Bogota, pasi klubi humbi të shtunën kundër Atletikos (2-3) në kuadër të xhiros së 13-të të Primera B kolumbiane.
Sipas raportimeve të mediave lokale, 63-vjeçari Paes po kthehej në shtëpi me vajzën e tij me veturë pas humbjes së ekipit të tij nga Atletiko, kur u kap nga dy persona me motor pranë stadiumit në Bogota, të cilët qëlluan drejt tij.
Vajza e tij nuk u lëndua nga sulmi, ndërsa Prokuroria njoftoi se hetimi për vrasjen e Paes është në vazhdim.
"Përkushtimi i tij ndaj skuadrës dhe zhvillimit të sportit në zonën tonë la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin", njoftoi Tigres përmes rrjeteve sociale.
Federata kolumbiane e futbollit ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e Paesit dhe klubit Tigres. qa/mb/
Foto: Fejsbuk