• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Brazilit ka legalizuar shumë rezervate autoktone në Amazon

Presidenti i Brazilit ka legalizuar shumë rezervate autoktone në Amazon

Brazili, 6 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Brazilit Luis Ignasio Lula da Silva sot zyrtarisht njohu dy territore autoktone, duke u dhënë mbrojtje juridike nga invazionet druvarëve, minatorëve të arit dhe bujqve ilegalë. 

Njoftimi erdhi në ditën kur Brazili e feston rajonin e tij Amazon, shtëpi e pyllit më të madh tropikal në botë, ruajtja e të cilit vlerësohet kyçe për absorbimin e emetimeve nga karboni përgjegjëse për ngrohjen globale. 

Ekologjistët thonë se grupet indigjene janë ruajtësit më të mirë të pyjeve, ndërsa të dhënat për shkatërrimin e pyjeve tregojnë se pyjet në rezervatet e tyre janë më të ruajtura. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR