• e premte, 05 dhjetor 2025

Premierë e baletit "Zonja Bovari" të mërkurën në Shkup

Premierë e baletit

Shkup, 23 qershor 2025 (MIA)- Të mërkurën duke filluar nga ora 20 në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional në Shkup do të zhvillohet premiera e produksionit të ri të baletit "Zonja Bovari" frymëzuar nga romani i Gustav Flloberit. Ky realizim skenik i kushtohet jubileut të 25 vjetorit të aktivitetit artistik të primabalerinës, Marija Kiçevska Shokarovska e cila me energjinë, emocionin dhe përkushtimin e saj la gjurmë të thella në historinë e baletit në vendin tonë.

Shfaqja e dytë e baletit është planifikuar më 27 qershor.

Kjo vepër baleti e vendosur në dy akte, tregon dramën e shpirtit femëror, dëshirën për pasion, liri dhe përplasjen tragjike me normat shoqërore.

Dirigjent është Eduard Ambarcumjan nga Armenia, koreografia është nga Viktor Ishçuk nga Ukraina i cili kap frymën e shekullit të 19-të me precizitet dhe shprehje bashkëkohore, ndërsa sfondi muzikor është i përbërë nga vepra nga K. Sen-Sans, M. Ravel, Zh. Masne, F. Mendelson dhe G. F. Hendel, skenografia dhe kostumografia janë nga Andrej Zllobin dhe Gana Ipatieva nga Ukraina, dizajni i ndriçimit, Millço Aleksandrov, dhe mjeshtër koncerti është Kliment Todorovski, menagjer gjeneral i proektit është Kire Pavlov.

Është veçanërisht domethënëse që kjo premierë i kushtohet Marija Kiçevska Shokarovskës, e cila me karrierën e saj artistike la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e baletit në vendin tonë. Ajo do të interpretojë rolin kryesor të Ema Bovari, rolet e tjera do të interpretohen nga Francisko Himenez Ruiz (Sharll Bovari), Ballazh Lloçei (Rudollf Bullanzhe), Dmitro Çebotar (Tregtari Lere) dhe Endru Kuk (Doktor Ome) së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operës dhe të Baletit Nacional.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR