• e martë, 24 dhjetor 2024

Prej nesër çmim i garantuar edhe për pijet joalkoolike, është marrë vendim edhe për zvogëlimin e marzhave profitabile tek pemët dhe perimet

Prej nesër çmim i garantuar edhe për pijet joalkoolike, është marrë vendim edhe për zvogëlimin e marzhave profitabile tek pemët dhe perimet

Shtator, 26 shtator 2023 (MIA) - Çmim i garantuar, përveç te produktet ushqimore, prej nesër do të vlejë edhe për pijet joalkoolike, ujit të gazuar dhe jo të gazuar dhe birrat. Krahas këtij vendimi, sot Qeveria në seancë ka marrë vendim edhe për zvogëlimin e marzheve tek pemët dhe perimet. Me këtë, pritet zvogëlimi i çmimeve të jetë nga 10 deri 30 për qind.

Vendimi për zvogëlimin e çmimeve, siç publikoi pasdite, kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp, sot do të publikohet në "Gazetën zyrtare" dhe prej nesër hynë në fuqi.

Kovaçevski vlerëson se ka mjaftë kohë që të bëhet korrigjim i çmimeve.

"Kur bëhet fjalë për rritjen e çmimeve, ato munden gjatë natës të rriten, ashtu që e njëjta mund të bëhet edhe për zvogëlimin e çmimeve", tha Kovaçevski në konferencën për shtyp në Qeveri.

 Гарантираната цена, освен кај прехранбените производи, од утре ќе важи и за безалкохолните пијалаци, газираната и негазираната вода и пивото. Покрај оваа одлука, денеска Владата на седница до

Prodhuesit e pijeve joalkoolike dhe ujit, siç tha Kovaçevski, duke i publikuar vendimet e sotme, me vetëiniciativë i janë bashkangjitur masës "çmim i garantuar".

Çmimet më të larta të këtyre prodhimeve, me përjashtim të pijeve energjetike, konfirmohen në nivelin e çmimeve, të cilat janë zbatuar më 19 shtator, ndërsa tregtarët me pakicë janë të obliguar t'i ndryshojnë çmimet e këtyre produkteve dhe t'i shënojnë me mbishkrimin "çmim i garantuar".

"Çmimi i garantuar" për të gjitha këto produkte do të vlejë deri 30 nëntor.

Paraprakisht, Qeveria tanimë ka mundësuar 50 produkte në 24 kategori nga industria e bukës, e qumështit dhe e mishit të ulen për të paktën 10 për qind në krahasim me çmimin që e kanë pasur më 1 gusht.

Lidhur me pemët dhe perimet sot është marrë vendim për përcaktimin e marzhës më të lartë tregtare (profitabile). Në tregtinë me shumicë kjo konfirmohet në vlerë të përgjithshme deri 10 për qind, ndërsa në tregti me pakicë me vlerë prej 15 për qind.

"Para nesh vijojnë vendime për zvogëlimin e harxhimeve importuese për perime të freskëta, oriz, portokall, limon, mandarina, si dhe zvogëlim të shkallës së doganave të produkteve të qumështit me yndyrë mbi 10 për qind. Edhe këto janë vendime, të cilat do të merren gjatë ditëve të ardhshme, të publikuara dhe zbatuara në praktikë", tha Kovaçevski.

Ai pret se me këto masa do të stabilizohet inflacioni deri nga fundi i vitit.

"Kjo tanimë u tregua me rritjen e pagave në korrik të këtij viti, kur u tejkalua rritja e inflacionit. Me rritjen në shtator për 10 për qind të pagave, si dhe rritjen lineare të pensioneve, në pajtim me metodologjinë, e cila u konfirmua gjatë periudhës së kaluar, presim që inflacioni dyshifror të ulet në tetë për qind, ndërsa për ushqimin të arrijmë pesë për qind", tha Kovaçevski.

Ai u apeloi tregtarëve me shumicë që t'i respektojnë masat, ndërsa qytetarët të alarmojnë deri te Inspektorati shtetëror i tregut për të gjitha parregullsitë nëse i shohin. bsh/

Foto: MIA arkiv/Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR