Prej 42 gradë në tokë deri 13 në det: ekstreme meteorologjike në Rumani
- Shërbimi nacional meteorologjik i Rumanisë dha kod të verdhë dhe portokalli për temperatura ekstreme të larta në 17 qarqe në jug të vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:16, 23 korrik, 2025
Bukuresht, 23 korrik 2025 (MIA) - Shërbimi nacional meteorologjik i Rumanisë dha kod të verdhë dhe portokalli për temperatura ekstreme të larta në 17 qarqe në jug të vendit.
M[ë nxehtë është në rajonet Oltenia dhe Muntenia, ku indeksi i temperaturës dhe lagështisë do ta tejkalojë kufirin kritik prej 80 njësive. Temperaturat maksimale do të lëvizin mes 37 dhe 40 gradë, ndërsa natës sërish do të jetë tropike - temperaturat nuk do të zbresin nën 20 gradë.
Tashmë në orën 11 sipas kohës lokale, në Bukuresht janë matur 36 gradë. Dje në kryeqytetin rumun ishte në fuqi paralajmërimi më i lartë - kodi i kuq, ndërsa temperatura arriti madje 42 gradë. Në disa pjesë të qendrës së qytetit, asfalti ishte zbutur nga nxehtësia, transmeton BTA.
Si përgjigje ndaj kushteve ekstreme, Administrata e qytetit në Bukuresht vazhdon me fushatën për ndarje falas të ujit mineral. Prej fillimit të aksionit më 27 qershor, deri më tani jnaë ndarë 35.000 shishe. Janë vendosur edhe sisteme shtesl për ftohje me mjegull uji.
Edhe përkundër të nxehtit, temperatura e ujit të detit dukshëm shënoi rënie prej 24 në 13 gradë Celsius. Në disa plazhe është ngritur flamuri i verdhë si paralajmërim për rrezik nga tronditja termike.
Sipas ekspertëve, ftofja e këtillë i referohet fenomenit natyror të quajtur "apveling" (upwelling), ku për shkak të erës veriperëndimore, rrymat e ngrisin ujin e ftoftë nga thellësitë drejt sipërfaqes. ab/
Fotо: ЕPА arkivi