• e diel, 22 dhjetor 2024

PP do të kontrollojë lidhshmëri të mundshme mes vrasjes në Bllacë dhe zjarrit në Çair

PP do të kontrollojë lidhshmëri të mundshme mes vrasjes në Bllacë dhe zjarrit në Çair

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Nga Prokuroria publike e RMV-së kumtojnë se po veprohet për zbulimin e kryeve për vrasjen në afërsi të Bllacës dhe për zjarrin në një ovjekt gastronomik në Çair dhe për kontroll të lidhshmërisë së mundshme të të dy ngjarjeve.

"Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup kreu kontroll në vendin e ngjarjess në afërsi të Bllacës, ku u gjet trupi i pajetë i një burri me plagë nga arma e zjarrit. Gjatë kontrollit janë marrë gjurmë të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës. Është dhënë urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, ndërsa prokurori publik dha udhëzime për t'u kontrolluar dhe ndërarrë veprime për sigurimin e dëshmive", qëndron në kumtesë.

Lidhur me zjarrin në objektin gasstronomik në Çair, nga PP thonë se ka kryer kontroll ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Janë marrë gjurmë nga vendi i ngjarjes, janë siguruar xhirime nga video mbikëqyrja. Sipas njohurive të para, zjarri ishte i qëllimshëm. Po veprohet për zbulimin e kryesve dhe për kontroll të lidhjes së mundshme të të dy ngjarjeve", shtojnë nga atje.

Nga MPB dje kumtuan se një person është vrarë me armë zjarri afër rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme drejt Bllacës së Epërme në afërsi të Shkupit.

"Në orën 18:10 në SPB Shkup është paraqitur se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme drejt Bllacës së Epërme, N.T. e ka gjetur vëllanë e tij Z.T.(56) pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe theksojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Paraprakisht, MPB informoi se më 25 shkurt në SPB Shkup është paraqitur se është shkaktuar zjarr në një shitore të rrugën "Cvetan Dimov", pronë e A.R.(32), i cili është zgjeruar edhe në lokalet fqinje, pronë e A.R.(33), A.R.(47), në objektin gastronomik pronë e H.A.(47) dhe shtëpi pronë e A.Ç.(56). ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR