Postekoglu mund ta drejtojë Fenerbahçen ose Baer Leverkuzenin
- Ish trajneri i Totenhemit, Anzh Postekoglu është kandidat potencial për postin e trajnerit te Baer Leverkuzen dhe Fenerbahçe. Klubi i Bundesligës dhe klubi nga Stambolli janë duke kërkuar një trajner të ri, deklaroi Fabricio Romano.
- Post By Fami Bajrami
- 11:34, 4 shtator, 2025
Londër, 4 shtator 2025 (MIA) - Ish trajneri i Totenhemit, Anzh Postekoglu është kandidat potencial për postin e trajnerit te Baer Leverkuzen dhe Fenerbahçe. Klubi i Bundesligës dhe klubi nga Stambolli janë duke kërkuar një trajner të ri, deklaroi Fabricio Romano.
Javën e kaluar, klubi nga Stambolli shkarkoi Zhoze Mourinjon, ndërsa Leverkuzeni bëri të ditur dorëheqjen e Erik ten Hagut në fillim të shtatorit.
Në fillim të qershorit, Totenhemi shkarkoi Postekoglun i cili ishte trajner i Sparsit që nga viti 2023.
Në sezonin 2024/25, klubi londinez fitoi finalen e Ligës së Evropës pasi mposhti Mançester Junajtedin (1:0). Ky trofe ishte i pari i Sparsit që nga viti 2008.
Foto: EPA