• e mërkurë, 03 korrik 2024

Postekoglu kërkon nga Totenhemi të angazhojë të paktën tre lojtarë gjatë verës

Postekoglu kërkon nga Totenhemi të angazhojë të paktën tre lojtarë gjatë verës

Londër, 21 maj 2024 (MIA) - Anzhe Postekoglu kërkon nga Totenhemi të angazhojë të paktën tre lojtarë këtë verë, raportojnë mediat britanike.

Bëhet e ditur se trajneri i skuadrës është real në përpekjet e tij që mund të bëhen në afatin kalimtar, por klubi ka një rezervë të caktuar mjetesh që nuk i kalon rregullat financiare të Premier ligës.

Kështu, mes lojtarëve të rinj të mundshëm, eksperti australian ka për qëllim të blejë një sulmues dhe një mesfushor qendror.

Në këtë fazë nuk është e qartë kush është qëllimi kryesor i Spars, por klubi shqyrton një lëvizje të mundshme për sulmuesin e Brentfordit, Ivan Tauni dhe tashmë për disa muaj ndjek mesfushorin e Çellsit, Konor Galager. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR