Poroshenko: Zelenski është duke e çuar Ukrainën drejt diktaturës
- Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës dhe lider i partisë më të madhe opozitare, në një intervistë për "Gardian" ka deklaruar se "presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk është diktator, por ai po e çon vendin drejt diktaturës”. Ai kritikoi takimin mes Zelenski dhe presidentit amerikan Donald Tramp në Zyrën Ovale muajin e kaluar, duke e quajtur atë "gabim katastrofik të Zelenskit".
- Post By Melahat Baftija
- 09:25, 25 mars, 2025

Kiev, 25 mars 2025 (MIA) - Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës dhe lider i partisë më të madhe opozitare, në një intervistë për "Gardian" ka deklaruar se "presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk është diktator, por ai po e çon vendin drejt diktaturës”. Ai kritikoi takimin mes Zelenski dhe presidentit amerikan Donald Tramp në Zyrën Ovale muajin e kaluar, duke e quajtur atë "gabim katastrofik të Zelenskit".
Ai nuk e ka kritikuar Zelenskin që nga shpërthimi i pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, por thotë se sanksionet e fundit të vendosura ndaj tij nga autoritetet ukrainase e kanë detyruar atë të flasë.
“Ky është një vendim absolutisht politik i Zelenski: jashtëgjyqësor, pa gjykatë, pa sundim të ligjit dhe madje pa një shpjegim se pse ndodhi”, tha ai, duke iu referuar sanksioneve.
Shumë persona e kanë vërejtur centralizimin në rritje të pushtetit në Kiev dhe i shohin sanksionet kundër Poroshenkos si të motivuara politikisht, edhe nëse sondazhet tregojnë se Poroshenko vështirë se përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë politik për Zelenskin. Në të njëjtën kohë, shumë ukrainas janë të zemëruar që Poroshenko po kritikon Zelenskin në një kohë kur uniteti kombëtar është më i rëndësishëm.
Poroshenko përsëriti se Zelenski është fajtori për vendosjen e sanksioneve. "Ukraina është e dobët pa unitet dhe Putini me siguri do ta përdorë këtë mundësi për të minuar stabilitetin e brendshëm në Ukrainë", theksoi ai. mb/
Foto: MIA