Popullata e BE-së arriti rekord të lartë prej 450 milionë për shkak të migrimit
- Migrimet në Bashkimin Evropian vitin e kaluar çuan në një numër rekord prej 450,4 milionë banorë, duke kompensuar rënien natyrore për të katërtin vit radhazi, treguan të dhënat që sot i publikoi Eurostat.
- Post By Sara Ademi
- 16:58, 11 korrik, 2025
Luksemburg, 11 korrik 2025 (MIA) - Migrimet në Bashkimin Evropian vitin e kaluar çuan në një numër rekord prej 450,4 milionë banorë, duke kompensuar rënien natyrore për të katërtin vit radhazi, treguan të dhënat që sot i publikoi Eurostat.
Nga viti 2012, BE-ja shënoi më shumë raste të vdekjes se sa të lindjeve në nivel vjetor, me çka migrimi është faktori i vetëm i rritjes së numrit të popullsisë.
Ky trend paralajmëron në sfida të mëdha demografike, sepse popullata gjithnjë e më e moshuar dhe normat e ulëta të fertilitetit e çojnë sistemin në një shtet social në prag të kolapsit dhe mungesë të fuqisë punëtore.
Vitin e kaluar, numri i banorëve të BE-së është rritur për 1,07 milionë, me migrim neto pozitiv prej 2,3 milionë njerëz. Kjo e kompensoi rënien natyrore të popullsisë prej 1,3 milionë, sepse numri i rasteve të vdekjes prej 4,82 milionë është më i madh se numri i lindjeve prej 3,56 milionë.
Gjermania, Franca dhe Italia edhe më tutje janë vendet më të populluara në BE, në të cilat përkasin 47 për qind e popullsisë së përgjithshme të bllokut.
Nëntëmbëdhjetë shtete anëtare në vitin 2024 shënuan rritje rekorde, ndërsa tetë prej tyre shënuan rënie të numrit të banorëve.
Malta kishte normë më të madhe të rritjes prej 19 në 1000 njerëz, ndërsa pastaj Irlanda (16,3) dhe Luksemburgu (14,7).
Mes vendeve me rënie të popullsisë, Letonia qëndron më keq (-9, 9), pastaj Hungaria (-4, 7), Polonia dhe Estonia me nga -3,4.
Popullata e Unionit u rrit prej 354,5 milionë në vitin 1960, edhe pse normat e rritjes dukshëm ranë nga tre milionë në nivel vjetor gjatë viteve 1960-ta, në 0,9 milionë nga viti 2005-2024.
"Rritja e vëzhguar e popullsisë mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së lëvizjeve të migracionit pas Kovid-19", citoi Eurostat. Në të gjitha 27 shtetet anëtare, popullsia u ul gjatë pandemisë së koronavirusit.
Përveç kësaj, disa qeveri evropiane kanë shtrënguar kontrollet kufitare për shkak të frikës për migracionin, megjithëse kalimet e paligjshme në vitin 2024 ranë me 38 për qind dhe ishin më të paktat që nga viti 2021.
Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Holanda vendosën kontrolle të përkohshme kufitare vitin e kaluar, dhe BE-ja gjithashtu ka shtrënguar sistemin e saj të migracionit për të zvogëluar numrin e mbërritjeve të paligjshme dhe për të përshpejtuar procedurat e azilit. sa/
Foto: MIA