• e hënë, 23 dhjetor 2024

Polonia do t'u ofrojë NATO-s dhe SHBA-së zgjerim të "mburojës antiraketore"

Polonia do t'u ofrojë NATO-s dhe SHBA-së zgjerim të

Varshavë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Polonia do të negociojë me SHBA-në dhe NATO-n për zgjerim të fishës së zbatimit të "mburojës antiraketore" të Aleancës veriatlantike, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes nacionale, Vlladisllav Kosinjak-Kamish.

"Sipas meje, duhet ta zgjerojmë shtrirjen e mburojës antiraketore dhe për atë gjithsesi do të bisedojmë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute dhe me partnerët tanë nga SHBA-ja", theksoi Kosinjak-Kamish lidhur me planet për hapje të bazës amerikane për mbrojtje antiraketore më 13 nëntor në Rexhkovo në pjesën veriore të Polonisë, lajmësoi TVN24.

Ai theksoi se Partia popullore polake (PSL)  duhet të luajë rol të rëndësishëm në këto bisedime për shkak të kontakteve të saja të mira edhe me demorkatët edhe me republikanët.

"Jemi të gatshëm për këtë", shtoi ministri polak.

Sipas tij, aleanca polako-amerikane është shumë e fuqishme, ndërsa dëshmi për atë është hapja e bazës amerikane për mbrojtje antiraketore në Rexhikovo këtë të mërkure.

Ai shtoi se ky nuk është vetëm investim amerikan, por aktivitet i NATO-s në tërësi.

Shefi i Byrosë për siguri nacionale të Polonisë, Jacek Sivara, në ditën e sotme kur Polonia e feston Ditën e pavarësisë, deklaroi se është "moment i mirë" të bisedohet për datën e hapjes së mburojës antiraketore në Rexhikovo.

Në konkludimet nga samiti i NATO-s në qershor, në Uashington, u cek gatishmëria operative e bazës antiraketore në Rexhikovo.

"Ai është element i qasjes adaptuese fazore evropiane (EPAA), që e paraqet kontributin e SHBA-së në sistemin e integruar për mbrojtje ajrore dhe raketore të Evropës dhe në tërë rajonin e NATO-s", thuhet në kumtesën e NATO-s.

Gjatë samitit në Uashington, sekretari i atëhershëm i përjgithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kumtoi se baza Rexhikovo është e gatshme ta fillojë misionin e vet. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR