• e hënë, 23 dhjetor 2024

Politika duhet t'i heqë duart nga religjioni, porositi Kovaçevski

Politika duhet t'i heqë duart nga religjioni, porositi Kovaçevski

Prilep, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga Prilepi tha se politika duhet t'i heqë duart nga religjioni. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me kryqin në Kodrën e Diellit dhe kërkesës së partive politike nga Lidhja Evropiane, që kisha ortodokse maqedonase ta heqë kryqin, Kovaçevski vlerësoi se "ata që nuk kanë bërë asgjë në dy vitet e fundit nga zgjedhjet lokale, u mbetet vetëm të nxehin ndjenjat kombëtare, fetare dhe të tjera të qytetarëve".

"Kam tre mesazhe. Mesazhi i parë është që politika duhet të heqë duart nga religjioni, sepse ne jemi një vend laik dhe çdo qytetar ka të drejtë të praktikojë fenë e tij pavarësisht se cilës fe i përket dhe vendi ynë është dëshmuar si vend  multietnik, multireligjioz në të cilin respektohen të gjitha të drejtat. Së dyti, u vërtetua ajo që thashë në të kaluarën, se në vend ka politikanë, mbi të gjitha, këtu kam parasysh opozitën që aktualisht udhëheq qytetin e Tetovës, e cila në mungesë të hapësirës dhe mungesës së projekteve, në fakt mund të tregojnë qytetarët çfarë kanë bërë dhe tashmë e shihni që kanë kaluar dy vjet nga zgjedhjet lokale, ka ikur gjysma e mandatit të kryetarëve të komunave dhe ka shkuar kështu, sepse në asnjë komunë nuk është bërë asgjë për sa i përket projekteve që i  premtuan.  Atyre u mbetet vetëm të nxehin ndjenjat kombëtare, fetare e të tjera të qytetarëve. Dhe për këtë e përsëris edhe një herë – politika duhet të heqë duart nga religjioni", tha kryeministri.

Sipas tij, të gjitha mosmarrëveshjet që dalin në lidhje me çdo objekt ndërtimor, pa përjashtim dhe pa asnjë subjektivitet, duhet të zgjidhen në kuadrin e ligjit dhe në kuadrin e institucioneve, duke respektuar laicitetin e shtetit dhe nevojën lidhshmëri fetare të të gjithë qytetarëve, pavarësisht se cilit religjion i përkasin.

"Dhe së treti, mendoj se shteti duhet të marrë vendime për integrimin në BE, sepse përndryshe do të shohim atë që pamë për 11 vjet dhe ju e mbani mend mirë që në ato 11 vjet nuk bëmë asnjë hap milimetër drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ne pamë vetëm përleshje rrugore në Kalanë, në të cilat disa po ndërtonin një strukturë për një ndërtesë fetare, dhe të tjerët po sulmonin ndërtesën fetare. Shteti nuk ka nevojë për këtë. Qytetarët tanë duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së, e jo me pasaporta të shteteve të huaja të shkojnë dhe të jetojnë në vendet e huaja në BE", tha Kovaçevski pas vizitës në qendrën ITK për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave në Prilep, ku ishte i shoqëruar  nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR