• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia spanjolle sekuestroi 7.5 ton kokainë, arrestohen 20 persona nga Ballkani

Policia spanjolle sekuestroi 7.5 ton kokainë, arrestohen 20 persona nga Ballkani

Madrid, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Policia spanjolle sot kumtoi se janë sekuestruar 7,5 ton kokainë nga Amerika e Jugut në portin veriperëndimor të Vigos i cili ishte i fshehur në një material të ngrirë e cila duhej të shpërndahej në të gjithë Evropën.

Në aksion janë arrestuar 20 persona të cilët i përkasin dy organizatave nga Ballkani që siç thuhet është një “goditje e madhe” për një nga rrjetet më të fuqishme të shpërndarjes në Evropë.

Nga policia thonë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Galicia, rajoni Atlantik i Spanjës, që trafikantët e kanë përdorur për dekada për të shpërndarë drogë në Evropë.

Rrjeti i kontrabandës themeloi një kompani për importin dhe tregtimin e mallrave të ngrira nga vende të ndryshme të botës, si dhe për investime në pasuri të patundshme dhe e përdori atë si mbulesë për kontrabandën e drogës. Gjatë mbikëqyrjes disamujore të kompanisë, policia spanjolle zbuloi se ajo kishte fshehur përfshirjen e saj në kontrabandën e drogës duke dërguar një numër të madh kontejnerësh me marka të kompanive të ndryshme nga e gjithë bota në portet e tjera të Gadishullit Iberik.

Policia sekuestroi gjithashtu 3.5 ton kokainë të fshehur në kontejnerë transporti në portin e Valencias. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR