Policia qipriote zbuloi 133 martesa të rrejshme
- Policia qipriote, letoneze dhe portugeze arrestoi 15 persona lidhur me dhjetëra martesa të rrejshme me interes në Qipro, ishull në pjesën lindore të Mesdheut, kumtoi mbrëmë policia qipriote.
- Post By Sara Ademi
- 08:26, 1 shkurt, 2024
Nikozia, 1 shkurt 2024 (MIA) - Policia qipriote, letoneze dhe portugeze arrestoi 15 persona lidhur me dhjetëra martesa të rrejshme me interes në Qipro, ishull në pjesën lindore të Mesdheut, kumtoi mbrëmë policia qipriote.
Më 29 janar në një aksion të agjencisë policore Europol, të udhëhequr nga policia qipriote, në Qipro u arrestuan 13 persona, ndërsa ditën e njejtë në Portugali dhe Letoni u arrestuan dy persona.
"Hetimi zbuloi dëshmi kundër një numri të madh të njerëzve të përfshirë në 133 martesa të rrejshme në Qipro, duke përfshirë gra nga Portugalia dhe Letonia si dhe burra nga India, Pakistani dhe Bangladeshi", kumtoi policia qipriote.
Autoritetet kumtuan se po hetojnë komplotin për kryerjen e veprës penale, ndihmë dhe nxitje të hyrjes ilegale, falsifikimit, martesave të rrejshme dhe detyrimit të viktimave në martesa të rrejshme me qëllim që të marrin leje qëndrimi në Bashkimin Evropian. sa/
foto: Arkivi i MIA-s