• e premte, 22 nëntor 2024

Policia gjermane ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve për postime antisemite në rrjetet sociale

Policia gjermane ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve për postime antisemite në rrjetet sociale

Berlin, 21 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet gjermane sot kanë kryer bastisje në shtëpitë e 17 banorëve  në krahinën federale të Babarisë të akuzuar për postime antisemite në rrjetet sociale. Të dyshuarit janë 15 burra dhe dy gra, të moshës nga 18 deri në 62 vjeç, ka lajmëruar agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Policia ka marrë në pyetje të dyshuarit dhe sekuestroi telefona dhe laptopë që gjetën në shtëpitë e tyre si provë të mundshme.

Në kumtesën e policisë theksohet se të dyshuarit i kanë lartësuar sulmet e kryera nga anëtarët e grupit të armatosur palestinez Hamas kundër Izraelit më 7 tetor.

Ata akuzohen gjithashtu për përdorimin e simboleve të një organizate të ndaluar terroriste, si dhe për gjuhë të urrejtjes kundër hebrenjve në rrjetet sociale.

Operacioni i policisë u fokusua në kryeqytetin e Bavarisë, Munih, ku jetojnë nëntë të pandehurit. Policia bastisi gjithashtu qytetet Fisen dhe Kaufbojen.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR