• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia britanike përgatitet për trazira pas vrasjeve në Sauthport

Policia britanike përgatitet për trazira pas vrasjeve në Sauthport

Londër, 3 gusht 2024 (MIA) - Policia në mbarë Britaninë e Madhe po përgatitet për trazira sot dhe nesër dhe xhamitë do të rrisin sigurinë e tyre në mes të tensioneve në rritje pas vrasjes së tre fëmijëve në veriperëndim të Anglisë të hënën, kumtuan persona zyrtarë.

Një djalë 17-vjeçar është akuzuar për vrasjen e vajzave në një sulm me thikë gjatë orës së kërcimit në qytetin bregdetar Sauthport. Vepra e tronditi të gjithë rajonin.

Incidente të dhunshme shpërthyen në Sauthport, qytetin verilindor të Hartlipull, kryeqytetin Londër dhe vende tjera si përgjigje ndaj informacioneve të rreme që u përhapën shpejt në mediat sociale. Sipas tyre, i dyshuari për vrasjet me thikë është një emigrant radikal islamik. Policia ka sqaruar se i dyshuari Aksel Rudakubana ka lindur në Britaninë e Madhe.

Këtë fundjavë në Mbretërinë e Bashkuar janë planifikuar më shumë se dhjetëra demonstrata kundër migrantëve, përfshirë edhe protesta në afërsi të dy xhamive në Liverpull. 

Janë planifikuar edhe kundërprotesta kundër racizmit. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR