• e hënë, 08 korrik 2024

Polici shpëtoi një grua në ujërat e Liqenit të Krushevës

Polici shpëtoi një grua në ujërat e Liqenit të Krushevës

Shkup, 15 tetor 2023 (MIA) - Në NJPB Krushevë mbrëmë në orën 21:15 është denoncuar se një 68-të vjeçare dëshiron të hidhet në Liqenin e Krushevës.

Nëpunës policorë janë drejtuar drejt Liqenit dhe kanë hasur në grua kur ajo ka kërcyer në liqen.

Nëpunësi policor nga Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme Krushevë, N.P. ka kërcyer në liqen dhe të njëjtën e ka shpëtuar, pas së cilës ajo është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit Krushevë, informuan sot nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR