• e diel, 14 korrik 2024

Poketino: Zënka për penaltinë tregon se kemi shumë për të mësuar

Poketino: Zënka për penaltinë tregon se kemi shumë për të mësuar

Londër, 16 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino ishte tejet i kënaqur nga përformansa e ekipit të tij në fitoren ndaj Evertonit me rezultatin 6:0. Megjithatë, Poketino e cilësoi situatën rreth realizimit të penaltisë si të papranueshme.

Në fakt, diku pas minutës së 60-të të ndeshjes, u akordua penalti për "blutë" dhe atëherë rreth asaj se kush ta realizojë, janë zënë Nikolas Xhekson, Noni Madueke dhe Kol Palmer.

"Nuk më pëlqyen zënkat para penaltisë. Ne jemi ekip i ri dhe kemi shumë për të mësuar. Fola me djemtë pas ndeshjes dhe shpresoj që më asnjëherë nuk do të shohim një situtatë të tillë. U kërkoj falje tifozëve. Futbollistët duhet të sillen si profesionistë. Të gjithë e dinë se penaltitë i realizon Kol Palmer", tha argjentinasi.

Çellsi është në seri prej tetë ndeshjeve pa humbje. Ekipi londinez për herë të fundit humbi nga Liverpuli (0:1) më 25 shkurt në finale të Kupës Karabao.

Ndeshja e ardhshme e "bluve" është gjysmëfinalja në Kupën FA kundër Mançester Sitit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR