• e diel, 22 dhjetor 2024

Poketino: Me kalimin e kohës mund të arrijmë ekuilibrin e duhur

Poketino: Me kalimin e kohës mund të arrijmë ekuilibrin e duhur

Londër, 12 prill 2024 (MIA)  - Menaxheri i Çellsit, Maurisio Poketino para ndeshjes në Londër kundër Evertonit të hënën, ka folur për një numër të madh të të lënduarve në përbërje, ndërsa paradokohe në "ambulancë" ka hyrë edhe Fernandez dhe Aksel Disasi.

"Këta dy nuk trajnojnë, nuk e dimë nëse do të mund të luajnë. E drejtë është të kesh një skuadër të gatshme për betejë. Është shumë vështirë kur nuk ke një skuadër të gatshme për betejë. Dëshirojmë të rrisim kunkurencën midis lojtarëve, por kjo nuk është justifikim", deklaroi sot menaxheri i Çellsit.

Ai, gjithashtu, është kthyer në barazimin 2:2 me Shefild Junajted fundjavën e kaluar.

"Kur përballemi me ekipet si (Mançester) Siti, Mançester Junajted, Totenhem ose Liverpul, ekipet tregojnë cilësi të mirë. Problemi është se ne nuk kemi konstancë. Kur analizojmë, me të vërtetë tregohet mungesa e pjekurisë, por vetëm me kalimin e kohës mund të arrijmë ekuilibrin e duhur", theksoi trajneri.

Poketino veçanërisht ka vlerësuar akademinë e Çellsit.

"I ftojmë lojtarët e rinj secilën javë të stërviten me ne, kjo është mundësi e shkëlqyer për ta. Çellsi ka një nga akademinë më të mira në Angli, nëse jo edhe në botë. Përgjegjsia jonë është të kujdesemi për këta djem dhe t'u përkushtojmë vëmendje. Një ditë ata do të kenë mundësi të luajnë në ekip, vetëm duhet të vazhdojnë stërvitjen, të jenë të qëndrueshëm. Ne mund të shohim zhvillimin e tyre nga garimi me lojtarët më të vjetër", shtoi Poketino. rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR