• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Poketino mbetet në krye të Çellsit

Poketino mbetet në krye të Çellsit

Londër, 5 shkurt 2024 (MIA) - Argjentinasi Maurisio Poketino do të vazhdojë ta drejtojë Çellsin. “Blutë” nga Londra pësuan një tjetër humbje të rëndë në "Stemford Brixh" nga Vulverhempton me rezultat 2:4.

Pas humbjes, mediat në ishull hapën temën për lirimin e mundshëm të argjentinasit nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë, Poketino ka ende besimin e udhëheqësisë dhe vazhdon të përgatitet për ndeshjen e radhës së skuadrës.

Çellsi do të udhëtojë në "Villa Park" për t'u përballur me Aston Villën në reprizën e 1/16-të të FA Kupës, ndërsa trajneri do t'u drejtohet nesër mediave.

Pas humbjes ndaj "ujqërve", ish trajneri i Totenhemit dhe PSZH-së ishte shumë kritik ndaj vetes dhe lojtarëve të tij, duke thënë se edhe ata duhet të ndërmarrin përgjegjësi për rezultatet e dobëta.

Foto: Tuiter/Çellsi

QËNDRONI TË LIDHUR