• e martë, 26 nëntor 2024

Po punohet për një zgjidhje afatgjatë për rastin e shkollës në Çashkë, thotë Shaqiri

Po punohet për një zgjidhje afatgjatë për rastin e shkollës në Çashkë, thotë Shaqiri

 Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) -  Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri siguron se po punohet për një zgjidhje afatgjatë në shkollën fillore "Todor Janev" në Komunën e Çashkës, ku prindërit reagojnë ndaj vendimit për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe.

Ministri n[ promovimin e sotëm të teksteve digjitale, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, informoi se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave në Çashkë dhe se po punojnë për një zgjidhje afatgjatë. 

 Ai njëherësh alarmoi që prindërit të kenë parasysh se për mësdërgimin e fëmijës në shkollë ka masa të rrepta ligjore.

"Ka masa rigoroze, sepse sipas ligjit, prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë i nënshtrohen përgjegjësisë, sepse bëhet fjalë  për detyrim ligjor, kushte në shkollë ka prandaj të mos jemi rigorozë me masat  që kenë mirëkuptim prindërit të përfundojë kjo dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët", theksoi Shaqiri pas promovimit të teksteve digjitale interaktive për klasën e katërt, të pestë dhe të gjashtë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR