• e hënë, 23 dhjetor 2024

Po kërkohen zgjidhje alternative për zgjedhjen për kryesues të OSBE-së për vitin 2024, thotë Osmani

Po kërkohen zgjidhje alternative për zgjedhjen për kryesues të OSBE-së për vitin 2024, thotë Osmani

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Në lojë janë disa skenarë se kush do të jetë kryesuesi i ardhshëm me OSBE-në për vitin e ardhshëm 2024, pas përfundimit të mandatit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa një prej tyrë është që mandati ynë të vazhdohet edhe për një vit, thotë shefi i diplomacisë dhe kryesuesi me organizatën, Bujar Osmani.

Ai në brifingun e sotëm në MPJ në pyetje të gazetarëve sqaroi se vetëm Estonia ka paraqitur zyrtarisht kandidaturë në vitin 2020 gjatë kryesimit të Shqipërisë për kryesim me OSBE-në në vitin 2024, ndërsa e cila deri më tani është bllokuar tre herë nga Federata ruse pasi që vendimet në OSBE merren me konsensus nga të gjitha 57 vendet anëtare.

"Unë më 26 shtator thirra një mbledhje të jashtëzakonshme të OSBE-së në të cilën morën pjesë mbi 40 ministra për të ngritur këto çështje dhe atje Federata ruse tha edhe një herë qartë dhe me zë të lartë se nuk do ta mbështesë Estoninë. Dhe për këtë kemi krijuar një grup miqsh të Kryesuesit të cilët paralelisht me mua po konsultohen edhe me vende të tjera që mund të jenë zgjidhje alternative. E keni vënë re se kohët e fundit kam udhëtuar në Azinë Qendrore, por edhe në vende të tjera. Po kërkohet kryesues alternativ për vitin 2024 sepse për vitin 2025 tashmë është miratuar Finlanda", thotë shefi i diplomacisë.

Sipas Osmanit, OSBE-ja vështirë se mund të funksionojë pa kryetar dhe skenari i dytë alternativ në të cilin po punohet është gjetja e një shteti për të cilin do të arrihet një konsensus nga të gjithë anëtarët e Organizatës, për të cilën po punohohet intensivisht.

“Nëse edhe një shtet alternativ nuk do të kishte sukses, atëherë një nga skenarët është që Maqedonia e Veriut të vazhdojë edhe një vit që organizata të mos mbetet pa kryesues, por edhe për këtë duhet konsensus i 57 anëtarëve”, thotë Osmani. .

Për situatën ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe 120 mijë armenëve në Nagorno-Karabah, të cilët janë të izoluar në një territor që është nën kontrollin e Azerbajxhanit, Osmani thotë se gjatë vitit OSBE-ja është duke angazhuar për sigurimin e korridorit për dërgimin e ndihmave humanitare. Ai hedh poshtë akuzat nga Azerbajxhani se ishte i njëanshëm ndaj armenëve.

"Ne duhet të ndihmojmë këta dhjetëra mijëra armenë që po ikin në Armeni. Azerbajxhani ka lëshuar menjëherë një reagim ndaj kësaj, ndaj nëse udhëhiqem nga reagimet, nuk duhet të marr asnjë masë. Atë që jam i bindur se është e drejtë, e bëj edhe në kurriz të reagimeve që mund të kenë disa shtete pjesëmarrëse, edhe pse me kohë i kemi njoftuar të gjitha palët, thotë Osmani, i cili thekson se ka biseduar me ministrat e të dyja vendeve në disa raste për deeskalimin e situatës.

Ai thotë se presidentit të Azerbajxhanit i ka ofruar si zgjidhje të mundshme modelin e integrimit sipas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa presidentit gjeorgjian modelin e bashkëpunimit rajonal RIKO të marrë nga përvoja franko-gjermane e bashkëpunimit mes të rinjve nga Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani. Ai thekson se oferta për këtë iniciativë të tij për të tre vendet është ende e hapur, pasi data e dakorduar fillimisht për vizitën në vend në gusht të këtij viti nuk u realizua për shkak të vizitës së tyre në Uashington. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR