• e premte, 05 dhjetor 2025

Platformë e re digjitale për lidhjen e MPB-së dhe Gazetës Zyrtare për shpalljen më të shpejtë të dokumenteve të humbura personale dhe nxjerrjen e të rejave

Platformë e re digjitale për lidhjen e MPB-së dhe Gazetës Zyrtare për shpalljen më të shpejtë të dokumenteve të humbura personale dhe nxjerrjen e të rejave

Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Sektori i Teknologjisë së Informacionit pranë MPB-së ka zhvilluar një zgjidhje ueb-i për shkëmbimin e të dhënave për shpalljen e dokumenteve të humbura ose të vjedhura që duhet të shpallen në Gazetën Zyrtare.

 MPB bëri të ditur ueb-zgjidhja është drejtim të rritjes së efikasitetit dhe shkëmbimit të shpejtë të të dhënave ndërmjet institucioneve dhe në kuadër të digjitalizimit të proceseve dhe shërbimeve për qytetarët "të cilat duhet të rezultojnë me shërbime më të shpejta dhe më efikase dhe kursim të kohës së qytetarëve kur kanë nevojë për shërbim të MPB-së".

 "Me këtë zgjidhje, praktika e deritashme e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet MPB-së dhe Gazetës Zyrtare nëpërmjet postës elektronike hiqet dhe në bazë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet MPB-së dhe Gazetës Zyrtare, kalon në platformën kombëtare të interoperabilitetit. Me këtë mënyrë të avancuar të punës, Gazeta Zyrtare do të marrë në mënyrë automatike dokumentet e paraqitura të humbura ose të vjedhura në bazë ditore, me qëllim të shpalljes së tyre për dokumente të pavlefshme", informon MPB.

Shpjegon se pas shpalljes së tyre, MPB në mënyrën e njëjtë, nëpërmjet platformës kombëtare të interoperabilitetit, i merr në mënyrë automatike dokumentet e pavlefshme të shpallura nga Gazeta Zyrtare dhe i përditëson ato në sistemin e brendshëm, me qëllim që qytetarët të nxjerrin një dokument të ri më shpejt. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR