Pistorius: Gjermania do të luajë një rol udhëheqës në mbrojtjen e vendeve baltike
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot i siguroi vendet baltike se mund të llogarisin në Gjermaninë për ta kthyer Rusinë, njoftoi DPA.
Talin, 27 shtator 2023 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot i siguroi vendet baltike se mund të llogarisin në Gjermaninë për ta kthyer Rusinë, njoftoi DPA.
"Gjermania e ndërmerr përgjegjësinë. Ndërsa Gjermania do të luajë një rol udhëheqës", tha Pistorius në një konferencë në kryeqytetin estonez Talin në lidhje me çështjet e sigurisë.
Ai, gjithashtu, e siguroi Ukrainën për mbështetjen afatgjatë gjermane në mbrojtjen e saj kundër forcave ruse.
"Qëndrojmë me (ukrainasit) për aq kohë sa është e nevojshme", tha Pistorius.
Ai paralajmëroi për pasoja të tmerrshme nëse presidenti rus Vladimir Putin arrin sukses në qëllimet e tij. "Putini përdor metoda të ndyra, kriminale dhe johumane", tha ministri gjerman i Mbrojtjes, duke i konfirmuar planet për vendosjen e brigadës të Bundesver në Lituani.
Është planifikuar që 4.000 ushtarë gjermanë, si dhe familjet e tyre, përgjithmonë të vendosen në vend, ndërsa detajet do të sqarohen deri në fund të vitit.
"Do të vendosim personel ushtarak gjerman në Lituani sapo të ndërtohet infrastruktura e nevojshme", tha Pistorius.
Foto: EPA